
Delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes ka mberritur ne Presidence, duke nisur keshtu serine e takimeve me drejtuesit e politikes shqiptare.
Takimi ka nisur ne oren 09:15 minuta ne zyren e kreut te shtetit. Delegacioni përbëhet nga 10 komisionerë, kryesuar nga Presidenti i Asamblesë, Mevlet Çavusoglu.
Më pas, delegacioni do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe në orën 11.45 është planifikuar takimi me kryeministrin Sali Berisha, në selinë e Kryeministrisë. Drejtuesit e partive kryesore pritet te jene se bashku me delegacionin edhe nje ne dreke, ndersa rreth ores 15:15 minuta delegacioni i Keshillit te Europes do takohet zyrtarisht me kryetarin e opozites Edi Rama ne bashkine e Tiranes.
Delegacioni pritet te rikthehet ne seline e presidentit rreth ores 17.00 mesa duket per te konkluduar ne negociatat qe ata do te zhvillojne ne Shqiperi ne funksion te zgjidhjes se krizes politike.
Top Channel