
Deputetja socialiste, Arta Dade ka vleresuar si shume te rendesishme pranine e delegacionit te KiE ne Shqiperi, qe sot mori pjese ne tryezen e bisedimeve Berisha-Rama.
Megjithate, duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Dade ka theksuar se kriza qe ka perfshire vendin duhet te ishte zgjidhur nga vete faktori politik shqiptar, pa nderhyrjen e nderkombetareve.
“Per here te pare faktori nderkombetar artikuloi nje dalje nga kriza, qe u be me rezoluten qe u materializua ne seancen parlamentare te KiE. Ekipi qe erdhi sot eshte i nje niveli shume te larte. Do te ishte e deshirueshme qe kriza te kishte marre nje zgjidhje pa nderhyrjen e tyre, pasi eshte mire qe pas 20 vitesh demokraci klasa politike shqiptare te jete e afte te zgjidhe e vetme problemet e veta”, ka deklaruar Dade.
Deputetja e PS ka nenvizuar se kriza ne vend eshte shkaktuar nga mazhoranca e udhehequr nga kryeministri Berisha, i cili sipas saj ka shkelur vazhdimisht ligjin elektoral.
“Ne kete rast eshte shkelur Kodi Zgjedhor. Nuk eshte bojkoti qe ka sjelle krizen, por eshte shkelja qe ka sjelle bojkotin. Ka pasur shkelje te ligjit elektoral jo vetem diten e zgjedhjeve, por edhe me pare. Kemi nje krize politike dhe krize te marredhenieve institucionale”, eshte shprehur Dade.
Duke shprehur bindjen se takimi i sotem ishte i rendesishem per qendrimin e opozites, Dade ka kritikuar edhe presidentin Topi, se mund te kishte ndermarre nje nisme per zgjidhjen e situates pa pritur sugjerimet e KiE.
“Edhe presidenti mund te kishte ndermarre hapa konkrete per zgjidhjen e krizes, pa pritur sugjerimet e KiE. Takimi i sotem i sherbeu hapave qe ka hedhur opozita dhe kerkesen e saj legjitime, qe nuk mund te anashkalohet”, ka shtuar Dade.
Top Channel