Biberaj: Ardhja e KiE, sinjal pozitiv

22/02/2010 22:10

Deputeti demokrat Aleksander Biberaj ka pershendetur ardhjen e delegacionit te KiE ne Shqiperi, duke e cilesuar si te rendesishem per zgjidhjen e krizes ne vend.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Biberaj eshte shprehur se per krizen kane pergjegjesi si mazhoranca, ashtu edhe opozita.

“Pershendes ardhjen e delegacionit me te larte te KiE, qe tregon interesimin e vendeve anetare, por dhe tregon agravimin e krizes. Opozita ka muaj qe nuk merr pjese ne Kuvend, situate qe mund te ndikoje ne procese te tjera. Edhe mazhoranca ka pergjegjesine e vete, por edhe opozita”, ka deklaruar Biberaj.

Sipas tij, delegacioni i KiE mund te ndikoje pozitivisht ne zgjidhjen e krizes, e cila do te ishte mire te zgjidhej nga vete faktori politik shqiptar.

“Delegacioni mund te inkurajoje palet per te gjetur nje zgjidhje, qe do te ishte mire ta gjenim mes nesh. U desh rezoluta e AP, mbi te cilen bazohet puna e delegacionit, per te ulur palet ne tryeze. Ky eshte nje zhvillim pozitiv. Edhe mazhoranca edhe opozita duhet te marrin pergjegjesite e tyre per te zgjidhur krizen”, ka shtuar Biberaj.

Top Channel