Belortaja: Takimi i sotem nuk solli asgje

22/02/2010 21:45

Numri dy i diplomacise shqiptare, Selim Belortaja eshte shprehur skeptik lidhur me bisedimet Berisha-Rama per tejkalimin e krizes politike qe ka perfshire vendin.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Belortaja ka deklaruar se edhe tryeza e sotme me pranine e delegacionit te KiE nuk solli asnje rezultat.

“Nuk ka ndodhur shume, ka ndodhur me pak nga sa pritej. Eshte shenuar nje hap para sepse palet jane ulur ne tavoline, por une nuk jam i kenaqur dhe ndihem keq qe edhe pas ketij takimi kemi nje rezultat qe eshte shume pak, per te mos thene afer zeros. Une jam shume i shqetesuar per te ardhmen dhe proceset qe kemi perpara”, ka pohuar Berlortaja.

Top Channel