
Ne diten e dyte te vizites se saj zyrtare ne Kajro, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u prit nga kryeministri i Egjiptit Ahmed Nazif.
Sipas njoftimit zyrtar te Kuvendit, zonja Topalli i tha kryeministrit Nazif se ajo e vleresonte viziten ne Kajro jo vetem si shtyse te bashkepunimit parlamentar, por edhe si shtyse per forcimin e miqesise dhe partneritetit ekonomik mes dy vendeve.
Sipas njoftimit te Kuvendit, kryeministri e njoftoi zonjen Topalli se ai po inkurajon ardhjen ne Shqiperi nga Dhoma e Tregetise se Egjiptit te nje delegacioni biznesi gjate muajit qershor, per te eksploruar mundesite per investime ne Shqiperi.
Kryetarja e Kuvendit e mbylli viziten e saj zyrtare ne Kajro me takimin me ministrin e Jashtem te Egjiptit, Ahmed Abul Geid.
Me te kryetarja e Kuvendit preku ceshtjen e Kosoves. Zyra e shtypit e Kuvendit te Shqiperise raporton se ministri egjiptian eshte shprehur se “Kosova tashme eshte nje shtet dhe se nuk ka kthim prapa”.
Top Channel