
Sheiku i Katarit, Hamad bin Khalifa Al Thani, pritet te vizitoje kryeqytetin shqiptar, si pjese e diskutimeve per mundesine e importeve te gazit nga Katari per ne Seman.
Lajmi behet i ditur nga zyrtare te qeverise. Axhenda e vizites ka perfunduar sakaq nga grupi i punes dhe mbetet te percaktohet data. Katari zoteron rreth 14 per qind te rezervave boterore te gazit natyror dhe eshte nje eksportues i rendesishem i gazit te lengezuar.
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, e vizitoi Katarin ne mars te vitit te kaluar, ku u diskutua per mundesine e zhvillimit te nje terminali per perpunimin e gazit ne Shqiperi. Qeveria shqiptare miratoi disa marreveshje per bashkepunim dypalesh ne maj.
Tregu boteror i gazit eshte i dominuar nga pak fuqi dhe nuk shitet ne treg te hapur. Per kete arsye, shtetet i negociojne cmimet e gazit duke marre per reference ato te naftes. Bashkimi Europian synon te shpetoje veten nga monopoli ne furnizimet e gazit nga Rusia dhe ka shprehur mbeshtetjen e vet ne ndertimin e impianteve te degazifikimit ne brigjet e kontinentit.
Shqiperia preket nga disa projekte qe synojne te furnizojne Europen me gaz, por vetem permes lidhjeve politike me nje vend eksportues si Katari, projekte te tilla mund te realizohen. Ne muajin dhjetor ne Tirane u zhvillua nje konference e organizuar nga Banka Islamike per Zhvillim, ku u njoftua se ekziston nje plan, ne baze te se cilit Shqiperia mund te furnizoje me uje te pijshem Katarin, duke perdorur te njejtat cisterna qe do te perdoren per te sjelle gazin e lengshem ne Shqiperi.
Top Channel