
Shqiperia eshte perfshire brenda 48 oresh nga rryma afrikane dhe skandinave, cka ka bere qe vendi te jete nen ndikimin e anomalive klimaterike.
Gjate se shtunes kemi patur nje rritje te temperaturave me 10 grade celcius, dhe termometri ka shenuar 23 grade celcius. Te dielen kemi nje ulje nga 6 deri ne 9 grade celicius.
“Depertuan ne rajon rrymat e ngrohta afrikane. Nga mengjsi i dites se sotme do te reflektoje qarkullimi i rrymave ajrore nga pjesa jugore skandinavise”, shprehet meteorologia Mimoza Demiri.
Paqendryeshmeria e motit do te vazhdoje deri ne fund te ketij muaji, ku do te kemi reshje shiu, debore dhe kthjellime. Dita e hene do te nise me reshje debore ne zonat malore, dhe me ulje te temperaturave minimale me 3 grade celcius.
“Pasneser do vazhdoje shiu dhe bora ne verlindje e juglindje. Deri te enjten do karakterizohemi nga paqendrueshmeri te motit, me permiresim te premten”, tha me tej Demiri.
Vetem diten e premte kemi nje permiresim te kushteve te motit, ne gjithe vendin. Por kjo qendrushmeri nuk do te vazhdoje gjate.
Top Channel