Largimi i mesuesve me kontrate

21/02/2010 15:25

Edhe pse parashikohet ne nje marredhenie kontraktuale mes mesuesve dhe qeverise, largimi i 1300 mesuesve nga puna vazhdon te shkaktoje polemika dhe madje edhe frike mes arsimtareve te tjere per vendet e punes.

Sindikata e arsimit thote se nuk do te lejoje prekjen e vendeve te punes per te tjere mesues, ndersa per 1300 mesuesit me kontrata te perkohshme, me gjitha angazhimin e saj, thote se ata nuk gezojne mbrojtje ligjore, per shkak te perkohshmerise se kontrates

“Eshte e vertet qe rreth 1300 meseues me kontrate provizore u ka mbaruar afati i kontrates dhe nuk kane me marredhenie pune. Se pari eshte nje problem social se shume nga keta mesues kane diploma mesuesie, dhe ata kane te drejte ne kerkesat e tyre dhe aspirate. Meqenese keto kontrata jane bere me efekt te shkurter, nuk eshte rasti i ketyre 1300 personave i njejte me ate te vitit te kaluar ku ishin 3700 mesues, por qe kontraten e kishin ne shkurt, por ata u tha qe pushoheshin ne janar. Federata nderhyri dhe e zgjati deri ne fund te vitit shkollor. Por ne kete rast nuk kemi mjete mbrojtese per ta, se kane marre persiper te punojne me kontrata me kohe shume te shkurter”, nis fjalen e tij per Top Channel kryetari i Sindikates se Arsimit, Xhaferr Dobrushi.

Sindikata e Arsimit eshte shprehur se keto shkurtime jane shoqeruar edhe me ngarkesa mesimore, te cilat rendojne mbi mesuesit e tjere.

“Ne do te negociojme duke u mbeshtetur tek kontrata kolektive, ku parashikohet edhe ngarkesa mesimore”, tha me tej Dobrushi.

Me 4 shkurt Sindikata e Arsimit ka nenshkruar nje marreveshje me Ministrine e Arsimit, ku thuhet se do te ruhen te gjitha standartet e arritura deri me tani nga Ministria e Arsimit. Sipas Dobrushit
ka nje rregull ne arsim qe here pas here MASH-i te percaktoje aktet normative, akte te cilat  jane te  harmonizuara ne baze te kontrates kolektive te punes, ku nje pjese te vecante e ze norma mesimore.

Top Channel