
Bashkimi Europian, ne mbledhjen e neserme te Keshillit te Puneve te Jashtme qe drejtohet nga Baronesha Chatherine Ashton pritet te leshoje nje deklarate mbi negociatat e drejtuara nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, per te arritur nje marreveshje mes Partise Demokratike dhe Partise Socialiste.
Pas kercenimit te dhene nga Prishtina, ku Baronesha Ashton deklaroi qarte se Shqiperise i rrezikohet integrimi ne BE, Brukseli zyrtar pritet te konkretizoje me seriozisht qendrimin e tij politik. Nderkaq, ne mbledhjen e neserme do te mbahet nje takim i vecante per negociatat e Bashkimit Europian me Malin e Zi, i cili ashtu si edhe Shqiperia ka dorezuar aplikimin per statusin e vendit kandidat madje ka perfunduar edhe plotesimin e pyetesorit.
Pikerisht kjo pike tregon nje sinjal te qarte se deklarata e BE-se po vihen ne jete, duke vonuar edhe me shume stadin e Shqiperise, duke avancuar nje nga fqinjet tane sic eshte Mali i Zi. Sipas programit te botuar nga Presidenca spanjolle e Bashkimit Europian, neser ne Bruksel mblidhet Keshilli i Puneve te Jashtme te BE-se, takim qe fillon ne oren 09.00 te mengjesit.
Ky takim behet ne te njejten kohe kur ne Tirane fillon misioni diplomatik i delegacionit te zgjeruar te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, i cili do te beje perpjekjen e fundit per te arritur nje marreveshje mes Berishes dhe Rames. Burime diplomatike i thane “Shqip” se sipas te gjitha gjasave nga Brukseli do te dale nje deklarate politike per negociatat ne Tirane ku do t’u kerkohet dy krereve kryesore te politikes, por vecanerisht qeverise qe te arrijne ne nje marreveshje qe do te zhbllokoje krizen politike.
Nderkaq, ne axhenden e mbledhjes se sotme, theksohet se Keshilli i Puneve te Jashtme, i cili do te drejtohet nga Perfaqesuesja e Larte per Politiken e Jashtme dhe Politikat e Sigurise, Chatherine Ashton, pritet te diskutoje ne menyre te vecante per Haitin, Iranin dhe Ukrainen. Pritet qe te adaptohen konkluzione per keto ceshtje. Ne vazhdimesi, do te kete perfundime per Republiken e Moldavise dhe Zimbabvese. Ne kuadrin e Keshillit jane parashikuar takimet per bashkepunimin mes BE-se dhe Kirgistanit, si dhe dialogu minesterial mes Bashkimit Europian dhe Malit te Zi.
Kreret e Bashkimit Europian, si dhe diplomatet e tyre ne Tirane e kane perseritur me se nje here se nese nuk do te zgjidhet kriza politike ne Shqiperi mes Berishes dhe Rames, rrezikon seriozisht integrimi i vendit tone ne BE. Ne kete kuader, sic e ka detajuar edhe ambasadori i Spanjes, Manuel Montobio, mund te vonohet liberalizimi i vizave per shqiptaret, per te cilat qeveria ka premtuar se do te ndodhe brenda ketij viti, por edhe ceshtja e statusit kandidat.
Komisioni Europian po perpunon opinionin per Shqiperine dhe ne muajin e ardhshem ky dokument do te perfundoje per t’u bere publik me 11 maj kur ne Bruksel do te mbahet keshilli i asocimit ndermjet Bashkimit Europian dhe Shqiperise. Nese ky opinion nuk do te jete pozitiv, atehere edhe Keshilli i Ministrave te BE-se do te marre ne konsiderate dokumentin e kabinetit te Barrozos, ndaj do ta shtyje shqyrtimin e vendimit per Shqiperine. Me kete vendim, Shqiperia mund te vendoset me te njejten axhende me Bosnje-Hercegovinen, vend i cili ende nuk ka firmosur as Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit, pasi ndodhet ende ne protektoratin nderkombetar. Futemi ne nje axhende me Bosnjen, pasi Kroacia ndodhet fare afer pranimit ne BE, Maqedonia pritet qe pas kalimit te ngercit me Greqine per ceshtjen e emrit te avancoje me negociatat, pasi statusin e vendit kandidat e ka fituar prej kohesh. Nderkaq, Mali i Zi edhe Serbia po ecin shume shpejt, edhe pse kane nisur procesin shume me vone se ne.
Top Channel