Topalli takim me homologun egjiptian

20/02/2010 18:55

Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli ka patur nje takim zyrtar me homologun e saj te asamblese popullore egjiptiane Fati Suror.

Dy kryeparlamentaret vleresuan se bashkepunimi mes dy vendeve eshte mjaft i rendesishem dhe se ai duhet forcuar me tej ne aspektin ekonomik, ne shkembimet tregtare dhe ne te gjitha fushat me interes te perbashket.

Zonja Topalli e cilesoi Egjiptin si nje nder vendet lider ne boten arabe qe me influencen e tij do te ndikonte mjaft ne njohjen e shtetit te Kosoves.

Ky realitet i ri tha zonja Topalli ka ndikuar ne stabilitetin e rajonit tone, duke cuar perpara fqinjesine e mire, pas njohjes se Kosoves nga gjitha vendet e ish Jugosllavise, pervec Serbise.

Top Channel