Tekstilet, formula anti krize

20/02/2010 16:05

Kriza ekonomike detyron fasonet te kalojne ne ciklin e mbyllur te prodhimit.

Ndersa me pare e gjithe industria e fasonit qe perben zerin me te rendesishem te eksporteve ne Shqiperi punonte me material porosites nga jashte, kriza i ka detyruar qe te mbijetojne, duke kryer te gjithe procesin e prodhimit ne vend, nga materiali qe e gjejne vete deri te hallka e fundit, prodhimi i gatshem.

Industria e veshjeve eshte zeri me i madh i eksporteve shqiptare me 48 miliarde leke ne 2009-en ose gati sa gjysma e totalit te eksporteve. Por pjesa me e madhe e ketyre parave del serish jashte per shkak se prodhimet vijne gati te gatshme dhe vlera qe u shtohet ketu eshte minimale. Por rezultatet financiare te kesaj strategjie te re tejkalojne edhe parashikimet me optimiste.

Ekonomistet thone se krizat nuk sjellin vetem te keqija sepse shpesh ato e orientojne ekonomine drejt zgjedhjeve te reja strategjike, qe nxisin zhvillimin, dhe ndoshta ky eshte nje rast i mire qe e deshmon kete.  

Top Channel