
Parku arkeologjik i Apolonise ka pesuar demtime. Ne gjendje kritike ndodhet pjesa e muzeut, portiku i tij me statuja rrezikon te shembet.
Sipas eksperteve, kjo vjen si pasoje disa germimeve te fundit te viteve ’80, fillimit te atyre ’90, qe kane destabilizuar seriozisht strukturat gjeologjike, duke shkaktuar shkarje graduale.
Reshjet e diteve te fundit, kane ndikuar, qe shkarja te behet edhe me serioze. Drejtori i parkut, Marin Haxhimihali, tha se kane vene ne zbatim planin e emergjences.
“Me keto rreshje, kjo shkarje eshte bere shume serioze. Ne kemi frike se ne ditet ne vazhdim ajo edhe mund te perkeqesohet cka na shtyu qe te zbatojme planin e emergjencen qe do te thote te bllokojme vizitat, kemi hequr te gjitha sendet e levizshme dhe me pas do behet evakuimi i me te rendave”, eshte shprehur Marin Haxhimihali, drejtor i Parkut Arkeologjik “Apollonia”.
Sipa drejtorit te ketij parku, pas leshimit te alarmit, eshte marre pergjigje pozitive nga institucionet e specializuara dhe brenda nje jave shpresohet, qe te gjitha statujat te evakuohen.
Top Channel