PS-PD, polemika per “OSBE”

20/02/2010 20:05

Partia Socialiste i ka kerkuar qeverise ne radhe te pare kryeministrit Berisha dhe kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli te heqin dore nga dezinformimi dhe abuzimi qe po bejne me deklaratat per mandatet e deputeteve te PS-se dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese.

Sipas deputetes Arta Dade, transparencen e plote te zgjedhjeve e kane mbeshtetur edhe asambleja parlamentare e Keshillit te Evropes permes rezolutes se saj, grupi socialist dhe social demokrat ne PE dhe se fundmi edhe presidenti i asamblese parlamentare te OSBE-se.

“Une jam ketu per te garantuar edhe njehere qe Partia Socialiste do te vazhdoje te kembengule ne transparencen e plote te procesit zgjedhor, per nje hetim te plote, te thelle dhe gjithedimensional te zgjedhjeve, i cili do te jete i pakushtezuar dhe i pa limituar ne objektin e vete, gjithashtu duke riperseritur qendrimin tone te njohur, se ne e pranojme rezultatin e zgjedhjeve, pavaresisht qe dhe rezultati i zgjedhjeve i shpallur nga gjykata zgjedhore eshte mbi bazen e shkeljes flagrante te nenit kushtetues, pra te nenit te kodit zgjedhor, i cili garantonte mbrojtjen e votes”, eshte shprehur Dade.

Por deputeti i Partise Demokratike, Aldo Bumci deklaroi se pikerisht asambleja parlamentare e OSBE-se rrezoi argumentat e socialisteve per hapjen e kutive.

“I bej thirrje zotit Rama te lexoje me korrektesi deklaraten e presidentit Soares lidhur me komisionet hetimore. Partia Demokratike ka deklaruar se do te marre pjese ne komisionin hetimor. Deklarata e presidentit Soares perputhet plotesisht me vendimin e PD-se per te hetuar cdo gje pervec ceshtjeve per te cilat gjykata eshte shprehur” theksoi Bumci.

Nga ana e tyre socialistet kane paralajmeruar se nese qeveria nuk do te lejoje transparencen e plote te zgjedhjeve zgjidhja e vetme do te jete largimi i saj permes protestave.

Top Channel