Policia ekzekuton nje person

20/02/2010 12:00

Nje person eshte ekzekutuar nga policia pas mesnates ne Kamez, duke shenuar viktimen e trete ne kete zone periferike te Tiranes brenda ketij muaji. (UPDATE)

Ahmet Bardhoshi, 32 vjec me origjinine nga Hasi dhe banues ne Valias eshte ekzekutuar me disa plumba ne koke nga police te patrulles se pergjithshme te komisariatit te Kamzes qe sherbejne gjate oreve te nates ne nje nga postblloqet e shumta.

Viktima ishte duke udhetuar si pasagjer ne nje automjet tip “Benz” me targe Tr 38-54 G dhe ndodhej nen shoqerine e nje personi tjeter ende te paidentifikuar.

Ne versionin zyrtar te policise thuhet se drejtuesi i automjtetit, i cili eshte ende ne kerkim, nuk i eshte bindur urdherit te forcave te rendit ne postbllok te cilet sipas komunikates zyrtare i kane bere thirrje me sinjal zanor per te ndaluar dhe menjehere pas kesaj ka nisur ndjekja.

Policia e ka ndjekur automjetin tip “Benz” per disa minuta, nderkohe qe drejtuesi i mjetit ka lene rrugen kryesore duke hyre ne nje aks dytesor.

Sipas versionit qe policia e Tiranes publikon per ngjarjen, te dy personat jane larguar me vrap dhe me pas kane hapur zjarr ne drejtim te policise.

Policia e Tiranes pohon se “te ndodhur perpara ketij sulmi edhe patrulla e policise i eshte pergjigjur zjarrit te armes duke qelluar ne ajer. Si pasoje e shkembimit te zjarrit, ne vendin e ngjarjes eshte gjetur i pajete shtetasi Ahmet Bardhoshi, 32 vjec, person me precedente te meparshem penal, i cili mbante te veshur nje xhup ushtarak, ne duar mbante doreza si dhe nje pale pinca te fshehura ne trup”.

Pas rrethimit te zones, policia ka nderhyre duke gjetur mjetin e braktisur ne rruge dytesore, ndersa personi apo personat e tjere jane larguar.

Hetuesit kembengulin se nga hetimet paraprake automjeti dhe nje gjenerator qe ndodhej ne te rezultojne te vjedhur.

Jo zyrtarisht policia i qendon versionit se viktima eshte me predecente penale, por nuk jepen te dhena te sakta per te.

Pas kesaj ngjarjeje mesanata e kaluar eshte shoqeruar me postblloqe dhe prani te forcave te shumta te policise ne vendngjarje.

Policia i ka mbajtur kamerat ne nje distance te konsiderueshme nga vendngjarja, nderkohe qe per raste te tilla duhet te vendosej nje shirit ku deklarohet se behet fjale per nje skene krimi.

Ne Kamez kjo eshte ngjarja e trete qe ndodh per kete muaj. Nje i ri u vra gjate nje perleshjeje me thika ne fillim te shkurtit dhe me pas, nje ish atlet gjeti vdekjen nga gjashte plumba.

Top Channel