Perleshje mes minatoreve dhe policise

20/02/2010 19:50

Perleshje mes minatoreve dhe policise gjate protestes qe minatoret po zhvillonin perpara Kryeministrise. (UPDATE)

Minatoret paten kerkuar me insistim takim me kryeministrin dhe ne nje moment kur nuk gjeten pergjigje kane tentuar te hyjne me force ne godinen e qeverise.

Forcat e shumta te policise qe mbanin te rrethuar godinen jane pergjigjur duke i shtyre protestuesit. Protesta nisi ne mesdite para godines se Kryeministrise, ku kreu i sindikates se minatoreve, Fiqiri Xibri ka akuzuar qeverine se ka qendruar indiferente ndaj kerkesave te tyre.

Kerkesa kryesore eshte ajo e miratimit te statusit te minatorit, nderkohe qe eshte kerkuar edhe ulja e cmimit te energjise elektrike. Ne mbeshtetje te minatoreve ka dale edhe kreu i konfederates se sindikatave.

Protesta e minatoreve ka qene e vazhdueshme deri ne greve urie. Pergjate vitit 2009 minatoret protestuan dhe kerkuan nga qeveria qe te miratoje statusin perfundimtar te minatorit, te rishikimin e moshes se pensionit dhe pagat.

Top Channel