
Zedhenesja e kryeministrit Berisha, Juela Mecani ne nje deklarate zyrtare ka kujtuar 20 shkurtin si diten e rrezimit te diktatures dhe ku rinia dhe populli i kryeqytetit i dhane fund nje epoke te erret: rregjimit komunist.
“19 vjet me pare, pas nje greve urie te mbi 700 studenteve te Universiteteve te Tiranes, jehona e te ciles u perhap jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne mbare Evropen dhe ne bote, studentet e Tiranes, te rinjte dhe te rejat, qytetaret dhe qytetaret e kryeqytetit, me nje akt guximi dhe trimerie epike, do te ngriheshin mbi friken dhe terrorin e tankeve, autoblindave dhe falangave te armatosura gjer ne dhemb te regjimit hoxhist, do te permbysnin shtatoren e Enver hoxhes, ketij Hitleri te Pasluftes se II-te Boterore, siç do ta vleresonte Bashkimi Demokratik Evropian ne deklaraten e tij te Parisit, ne pranveren e vitit 1991”, deklaroi Mecani.
“Nder per jete studenteve, qytetareve te Tiranes, te rinjve dhe te rejave çlirimtare, qe me greven e tyre te urise dhe me mbeshtetjen e saj, me guximin, trimerine dhe vendosmerine e tyre, shkruan nje nga faqet me te ndritura ne historine e lirise”, shtoi Mecani.
Top Channel