Kredite, shtrengohen kushtet, rriten interesat

20/02/2010 08:40

Kushte te shtrenguara, komisione te rritura, interesa te larta. Kjo eshte panorama e fundit nga sektori i kreditimit te ekonomise, “fotografuar” nga Banka e Shqiperise ne nje sondazh te zhvilluar ne dhjetor.

“Rezultatet e agreguara te vrojtimit sugjerojne se standardet e aplikuara ne kredidhenie jane shtrenguar me tej gjate tremujorit te katert te vitit 2009”, thuhet ne raportin mbi vrojtimin per aktivitetin kreditues, i cili pergatitet çdo tre muaj nga BSH.

“Bankat kane shtrenguar standardet e kreditimit kryesisht nepermjet kushteve qe kane te bejne me koston e kredimarrjes. Keshtu, bankat kane rritur marzhin mesatar te kredive standarde, marzhin per kredite me rrezik me te larte, si dhe komisionet e kredise”, vijon raporti.

Lajmi i mire, sipas BSH-se, eshte se bankieret e intervistuar jane optimiste dhe besojne se tregu i kreditimit ne vend do te permiresohet gjate muajve te ardhshem.  

Interesat

Sipas te dhenave te Shoqates se Bankave, interesat e kredive ne euro per bizneset jane rritur me mesatarisht 0.5 per qind ne muajin dhjetor ne krahasim me muajin shtator. Rritja me e forte verehet te kredite per makineri e pajisje, te cilat ne dhjetor kushtuan 1.2 per qind me shtrenjte se sa ne shtator.

Nga ana tjeter, interesat e kredive ne leke qe terhoqen kompanite shqiptare, qene 0.5 per qind me te lira ne muajin dhjetor se sa ne muajin shtator. Kredite ne euro i kushtuan biznesit shqiptar mesatarisht 8.44 per qind, ndersa ato ne leke i kushtuan 12.84 per qind.

Per klientet individe, interesat kane njohur vetem rritje, si per kredite ne leke, ashtu edhe per ato ne euro. Interesat e kredive ne leke u rriten me 1 per qind ne dhjetor ne krahasim me shtatorin, ndersa ato ne euro u rriten mesatarisht me 0.22 per qind. Kredite e reja per individet u dhane perkundrejt interesit mesatar prej 17 per qind ne leke dhe 9.1 per qind ne euro. Rritja me e forte e interesave eshte shenuar te kredite per mallra te qendrueshem si makinat.


Bizneset

Per tremujorin e pare te  vitit 2010, ekspertet e bankave presin nje lehtesim te standardeve te kredise.

Lehtesimi i standardeve te kredise, akorduar bizneseve, pritet si ne kredine dhene ndermarrjeve te vogla dhe te mesme ashtu edhe ne ate akorduar korporatave. E njejta tendence pritet te ndiqet si per kredine per qellime financimi te kapitalit qarkullues, ashtu edhe per kredine per investime.

Krahas lehtesimit te standardeve, ekspertet e bankave presin nje permiresim te kerkeses per kredi ne tremujorin e pare te vitit 2010. Ne vrojtimin e aktivitetit kreditues per tremujorin e katert te vitit 2009, kerkesa neto per kredi vleresohet ne renie, megjithese ne nje shkalle me te ulet se ne tremujorin e trete te ketij viti. Kerkesa neto per kredi nga ndermarrjet e vogla dhe te mesme vleresohet me pak negativisht sesa kerkesa neto per kredi nga korporatat e medha.

Faktoret kryesore qe kane ndikuar ne uljen e kerkeses jane ulja e nevojave per financimin e investimeve fikse dhe situata aktuale dhe e pritshme makroekonomike. 

Top Channel