Kolonje, 23 vjecari gjendet i ngrire ne bore

20/02/2010 20:55

Nje i ri nga rrethi i Kolonjes eshte gjetur i ngrire ne malin e Radomit.

Servet Beqo, 23 vjec nga fshati Mbretan i komunes se Novoseles u gjet pas 48 oresh ne mes te debores ne nje rrepire ne mal.

I  riu ishte nisur tre dite me pare pas izolimit te fshatit nga debora per te ngarkuar ushqime ne Novosele.

Por ndersa ka tentuar te kthehet ne shtepine e tij ai nuk ka mundur te vazhdoje ne rrugen.

Policia ka kryer kerkime ne zone, por nuk e kane gjetur 23 vjecarin deri ne momentin kur nga ana e disa fshatarveve eshte gjetur ne mal trupi i ngrire i te riut.

Top Channel