Kamez, perleshje me arme, 1 i vdekur

20/02/2010 01:35

Nje ngjarje e rende tronditi pak pas mesnates kryeqytetin. Nje i ri u qellua per vdekje me arme zjarri ne afersi te shkolles se Agrobiznesit ne Kamez. (UPDATE)

Forca te shumta police kane mberritur ne vendngjarje. Ende e pazbardhur autoresia e krimit, por dyshohet se autori i vrasjes ishte i veshur me uniforme policie dhe eshte larguar menjehere nga vendi i krimit, ndersa per viktimen bien dyshimet e para se eshte nje grabites.

Nje grup hetimor po punon per zbardhjen e plote te dinamikes se ngjarjes, nderkohe qe nuk behet ende i ditur identiteti i viktimes.

 

Top Channel