
Hapen doganat greke ne pikat kufitare te Kakavijes, 3 Urave dhe Sopikut. Doganat do te punojne me kapacitet te plote pas dy dite bllokimi. (UPDATE)
Kthimi ne puen ka ardhur pas vendimit te gjykates se Athines qe e shpalli te pavlefshme greven e doganiereve dhe punonjesve te Ministrise se Financave mbremjen e se shtunes.
Sipas burimeve nga zyra e shtypit te gjykates greke, doganieret u detyruan te kthehen ne detyre menjehere dhe te hapin te gjitha pikat kufitare dhe sherbimet e tjera qe ata kryejne funksionet e tyre.
Ky vendim i gjykates, eshte i formes se prere dhe hyn ne fuqi menjehere.
Ankesa per shpalljen e greves te paligjshme u be prej ministrit grek te Financave, Jorgos Papakonstandinu dhe u mbeshtet dhe nga Dhoma e Tregtise se Athines.
Sipas analisteve te ekonomise, demi i shkatuar ne tregun vendas llogaritet ne 80 milione euro, pa llogaritur ate ne eksportet greke, apo efektet qe kjo greve, pati ne ekonomite e vendeve qe furnizohen me produkte dhe lende te pare nga Greqia.
Ndersa te gjitha pikat e karburanteve ne vend, pervec Selanikut dhe Kretes, kane mbetur pa karburante, cka ka paralizuar totalisht levizjet ne akset kombetare dhe ato urbane.
Top Channel