Delegacioni i KiE, ja takimet ne Tirane

20/02/2010 08:10

Delegacioni i Asamblese Parlamentare te KiE-se mberrin neser ne darke ne aeroportin “Nene Tereza” dhe akomodimi do te behet te hotel “Rogner”.

Me 22 shkurt, ne oren 09.15 minuta, delegacioni prej rreth 10 vetash do te takohet per 1 ore me Presidentin Bamir Topi.

Takimi i dyte ne radhe do te pasoje me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, per t’ua lene vendin bisedimeve me Kryeministrin Sali Berisha ne oren 11.45 minuta.

Delegacioni ka ne dispozicion rreth 2 ore te lira per te drekuar dhe ne oren 15.15 minuta eskorta e makinave te zyrtareve te larte te Keshillit te Europes do te ndalet te selia roze, ku do te pritet nga kreu i opozites, Edi Rama.

Palet kane 90 minuta kohe per te degjuar njera-tjetren, por sidomos pretendimet e socialisteve per transparencen e zgjedhjeve te kaluara, çka do t’i kthente ata ne Parlament.

Ne oren 17.00 deri ne 18.00, delegacioni i Asamblese Parlamentare do te kete nje takim permbledhes me kreun e shtetit, i cili ka marre persiper rolin e arbitrit per te zgjidhur krizen politike.

Diten e marte, misioni i KiE-se do te kete nje konference per shtyp ne oren 10.30, per te shprehur konkluzionet e vizites. 

Top Channel