
Dy banka te huaja, JP Morgan dhe Deustche Bank, do te udheheqin procesin e emetimit te eurobonove nga qeveria shqiptare ne tregun nderkombetar.
“Gjate dy muajve te ardhshem Ministria e Financave ne bashkepunim me dy bankat e mandatuara do te hartoje dokumentacionin standard dhe me tej do te vijohet me ‘road show’ ne qendrat kryesore financiare me ane te te cilit do te synohet pozicioni atraktiv i Shqiperise per investitoret potenciale te Eurobond-it”, theksoi Nezir Haldeda, zevendesministri i Financave.
Permes eurobonove Shqiperia kerkon te marre borxh 350-400 milione euro ne tregun nderkombetar, gjysma e te cilit do te perdoret per te shlyer kredine e marre vitin e kaluar per rrugen Durres-Kukes, me interesat me te larta historike, deri ne 13 perqind.
“Ato dy banka nuk kane njohur deshtim ndonjehere. Ata do te menaxhojne gjithe procesin, do te marketojne profilin e Shqiperise ne te gjithe investuesit globale dhe nen pergjegjesine e tyre do te menaxhohet gjithcka”, eshte shprehur Haldeda.
Kjo eshte hera e pare ne historine e financave te Shqiperise qe qeveria kerkon borxh ne tregun e huaj permes emetimit te letrave me vlere ne valute, qe ne kete rast do te jete ne euro.
Burime nga nivelet me te larta drejtuese te financave jashte kamerave shprehen optimiste dhe i thane Top Channel se presin qe borxhin e ri ta marrin me interesa 3-5 perqind me te ulta nga kredia e vitit te kaluar.
Top Channel