
Asgje nuk ka ndryshuar qe nga hartimi i projektligjit per funksionimin e “gjykatave administrative”.
Perveç faktit te krijimit te koalicionit nga 34 organizata biznesi, gjate me shume se nje viti nga miratimi i projektligjit ne qeveri, reforma e iniciuar nga amerikanet e USAID nuk po gjen mbeshtetjen e politikes qe ta votoje ne Kuvend.
Per biznesin, perballja me gjykatat per çeshtje te ndryshme administrative po shkakton kosto te teperta, per shkak te zvarritjes se vendimeve dhe mungeses se profesionalizimit.
Ngritja e Gjykates Administrative, ne baze te ligjit te ri, do te shkurtonte proceset dhe me ekspertet e fushes vendimet do te ishin me te drejta.
Per kete qellim, koalicioni i 34 organizatave ka krijuar nje rrjet te gjere anetaresh per me shume presion ndaj politikes, duke zhvilluar tryeza takimi ne disa qytete te vendit, ne menyre qe zeri “pro gjykates administrative” te ishte me i forte.
Por deri tani asgje nuk po ndryshon, madje po perkeqesohet per shkak te krizes politike. Pa opoziten ne Parlament miratimi i ligjit me 84 vota pro behet i pamundur dhe pikerisht ketu ka ngecur procesi.
Top Channel