
Shtyhet serish miratimi i projektbuxhetit te Tiranes. Aleanca PD-LSI ka miratuar me shumice votash shtyrjen e prezantimit te projektbuxhetit nga drejtues te bashkise.
Kryetari grupit te keshilltareve demokrate, Ferdinand Poni, ka kerkuar qe drejtuesit e bashkise te paraqesin me shkrim nje pasqyre te taksave te dhe tarifave vendore qe mbledh bashkia, listen me investimet e realizuara ne nje vit dhe ato qe mbeten per t’u realizuar si dhe kerkesa te tjera si keto.
Albana Dhimitri, nenkryetare e bashkise, u shpreh se per te disaten here nuk po lejohen ta prezantojne kete projektbuxhet te hartuar sipas nevojave dhe kerkesave te qytetareve, per t’i hapur rruge me pas sugjerimeve apo ndryshimeve te tij.
Drejtuesve te bashkise u eshte lene nje jave kohe per te paraqitur me shkrim para komisioneve ate cfare u eshte kerkuar nga keshilltaret e Partise Demokratike.
Top Channel