
Drejtues te komunitetit shqiptare ne Britanine e Madhe vazhdojne lobimin e perfshirjes se gjuhes shqipe ne provimet e shkolles se mesme qe njihen si provimet GCSE.
Lutfi Vata drejtor i shoqates “Ardhmeria” ne Londer eshte takuar me sekretarin e jashtem britanik David Miliband ku i ka kerkuar ndihmen e tij per per njohjen e gjuhes shqipe si gjuhe e certifikuar ne edukimin e mesem te strukturave te arsimit anglez.
Sekretari i jashtem britanik premtoi se do te kontribuoje ne interes te kesaj ceshtje te rendesishme per shqiptaret e Anglise dhe e ftoi zotin Vata ne nje takim te afert per te diskutuar me ne hollesi rreth problemeve qe ka komuniteti shqiptar ne rrugen e tij te integrimit.
Zoti Vata i tha David Miliband se pikerisht per kete qellim jane bashkuar edhe shoqatat shqiptare, per te qene me te fuqishem perballe sfidave te kohes dhe problemeve te reja, qe shtohen sot perballe shqiptareve per te ruajtur gjuhen, kulturen dhe traditat shqiptare.
Gjate muajit mars nje grup deputetesh britanik pritet te iniciojne nenshkrimin e nje peticioni ne perkrahje te kerkeses se shoqatave shqiptare per futjen e gjuhes shqipe ne provimet GCSE.
Top Channel