SHBA, pranga pese ushtareve myslimane

19/02/2010 13:45

Pese ushtare myslimane ne bazen “Fort Jackson” te Karolines se Jugut jane arrestuar pasi kane tentuar te eleminojne koleget e tyre.

Lajmin e bejne te ditur mediat amerikane, sipas te cilave marinsat myslimane kane tentuar t’i helmojne ushtaret e tjere qe do te niseshin per ne Irak dhe Afganistan.

Ngjarja ka ndodhur disa dite para Krishtlindjeve, por lajmi u publikua vetem sot nga kanali televiziv CBN. Nuk eshte e para here qe ushtare myslimane sulmojne bashkeluftetaret e tyre amerikane.

Pak kohe me pare nje mjek mysliman ne bazen “Fort Hood” hapi zjarr ndaj nje grupi marinsash duke vrare disa prej tyre.

Top Channel