
Gati 2 vjet nga tragjedia e Gerdecit, armatimi i municioneve te vjetra te Ushtrise Shqiptare ka nisur te behet brenda reparteve ushtarake.
Ambasadori amerikan ne Tirane, Xhon Uidhers inauguroi impiantin e ri te shkaterrimit te armatimit te vjeter te ushtrise ne Kombinatin Mekanik te Policanit, ku gjeti rastin te kujtoje edhe njehere tragjedine e 15 marsit.
“Te gjitheve ju kujtohen ngjarjet e marsit te vitit 2008, ndersa pame te tmerruar shperthimin qe ndodhi ne Gerdec dhe pasojat ne njerez e ne banesa. Kjo na tregoi te gjitheve se sa te rrezikshme e shkaterruese mund te jene te gjitha armet e pashperthyera per jeten e njeriut dhe puna juaj ne kete uzine dhe puna e te gjithe amerikaneve qe punojne ne keto mjedise eshte qe te sigurohemi qe keto tragjedi te mos ndodhin me, e qe keto arme te shkaterrohen nje here e mire”, tha ambasadori.
Qeveria Amerikane, nepermjet Zyres se Departamentit te Shtetit per reduktimin dhe zhdukjen e armeve, i ka dhene Shqiperise me qera nje makineri te quajtur TRADS, e cila ndihmon ne asgjesimin e rezervave te teperta te municioneve te kalibrit te vogel. Kjo makineri tashme do te ndihmoje ne eleminimin e 7.000 tone plumbave, 7.62 mm nga rezervat e teperta te depove te Ushtrise Shqiptare. Tragjedia e Gerdecit detyroi Qeverine Shqiptare qe te vendose procesin e demontimit dhe asgjesimit te fishekeve brenda strukturave te industrise ushtarake dhe jo te firmave private.
Top Channel