Meta: Rama, pergjegjes per Kodin

19/02/2010 17:10

Zevendeskryeministri Ilir Meta i eshte kunderpergjigjur kryetarit socialist Edi Rama duke e akuzuar ate se eshte pergjegjesi kryesor i ketij sistemi elektoral.

“Eshte e lehte te thuash te lirohemi nga ky sistem zgjedhor, kur dihet qe arkitekti i ketij kodi zgjedhor, i ketij administrimi zgjedhor ishte vete Rama”, u shpreh Meta.

Numri dy i qeverise theksoi se kutite nuk hapen ne asnje vend te Bashkimit Europian, pasi askund nuk mund te ngrihet politika mbi gjykatat, ndaj nje gje e tille nuk mund te ndodhe as ne Shqiperi.

I pyetur per kerkesen e aleateve te Partise Socialiste drejtuar Bamir Topit per te hapur kutite, Meta e cileson kete akt si presion ndaj kreut te shtetit.

“Eshte nje nderhyrje e gabuar qe te nxisesh aleatet e tu qe nuk jane ne parlament, qe presidenti te marre vendime te caktuara, kur vete presidenti mund te gjykoje cfare eshte dhe jo ne perputhje me kushtetuten”, u shpreh Meta.

Top Channel