Protesta e fermerëve grekë, policia kufitare lajmëron bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë për 3 orë
Nje femije 3.6 kilograme eshte operuar ne zemer, per here te pare ne Shqiperi, nga mjeket italiane dhe shqiptare.
Bebja ka vetem pak dite qe ka ardhur ne jete ka probleme te renda ne zemer dhe nderhyrja sipas mjekeve duhet te behej menjehere.
Por ky nuk do te jete vetem nje rast. Ne maternitetin “Koco Glozheni” eshte instaluar nje impiant i telemjekesise, permes se cilit, mjeket shqiptare per here te pare mund te bejne eko katerdimensionale dhe te konsultohen ne kohe reale me mjeket italiane per te gjitha rastet ku fetuset jane prekur nga patologji shformuese.
Drejtoresha e maternitetit, Rubena Moisiu sqaron se permes kesaj ekoje dhe konsulte behet i mundur dergimi i nenave shtatzena ne Itali dhe kur lind femija trajtohet apo operohet menjehere. Trajtimi i grave dhe i femijeve ne Itali do te behet falas. Shpenzimet merren persiper nga projekti “Nje zemer, nje bote” dhe nga “Spitali i zemres”.
Top Channel