Sejdiu takon Tyrk, merr mbeshtetje
18/02/2010 12:20
Ne nje takim qe pati ne Zagreb me presidentin e Sllovenise, Danillo Tyrk, presidenti Fatmir Sejdiu bisedoi per thellimin e bashkepunimit ne mes dy vendeve, si dhe per mbeshtetjen qe ky vend mund t’i jape Kosoves ne procesin e integrimeve euroatlantike.
“Republika e Kosoves eshte e perkushtuar te punoje per arritjen e standardeve, qe kerkohen per integrimin ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO, kurse Sllovenia eshte nje shembull i mire i plotesimit te ketyre standardeve”, theksoi Sejdiu.
Sejdiu ripohoi se marredheniet ndermjet Sllovenise dhe Kosoves jane shume te mira, keshtu qe ekzistojne te gjitha parakushtet per thellimin dhe intensifikimin e bashkepunimit te ndersjelle ne te gjitha fushat e jetes.
Top Channel