Ofensiva ne Helmand, edhe Italia mund te angazhohet

18/02/2010 02:00

Ofensives se trupave te NATO-s ne krahinen e Helmandit mund t’u bashkohen edhe forcat italiane pjesemarrese ne misionin e Afganistanit.

Kete la te kuptohej ministri i Jashtem italian Franko Fratini ne nje interviste per mediat e vendit fqinj.

“Nuk perjashtojme pjesemarrjen e trupave tona ne ofensiven e Helmandit, por kjo pjesemarrje duhet te mbetet e perkoheshme sepse nuk mund te zhvendosim trupat tona nga Herati ne Helmand”, deklaroi Fratini.

Me tej shefi i diplomacise italiane deklaroi se nese kerkohet ndihme ne rastin e nje operacioni antiterrorizem vendimmarrja e italianeve duhet te arrihet brenda 6 oreve dhe ne cdo rast vendimi u takon ushtarakeve.

Top Channel