Lieberman:S’kemi lidhje me vrasjen e zyrtarit te Hamas

18/02/2010 04:45

Ministri i jashtem izraelit Avigdor Lieberman deklaroi se nuk ekziston asnje prove qe te lidhe Izraelin me vrasjen e zyrtarit te larte te Hamas-it ne Dubai.

“Nuk ka asnje arsye te mendosh se ishte Izraeli dhe sherbimi sekret Mossad, ata qe perdoren pasaportat false perendimore dhe vrane zyrtarin e larte te Hamas. Akti mund te jete veper e cdo shteti”, deklaroi Lieberman ne nje interviste radifonike dhene per radion ushtarake ne Jeruzalem.

Me tej shefi i diplomacise hebraike as mohoi, por as pohoi perfshirjen e Izraelit ne atentatin e ndodhur ne Dubai.

“Izraeli asnjehere nuk pergjigjet, asnjehere nuk konfirmon dhe asnjehere nuk mohon”, mbylli deklaraten e tij Lieberman.

Top Channel