Klinton: Jo nderhyrje ushtarake ne Iran

18/02/2010 03:50

Ne perfundim te turit te saj diplomatik ne vendet e Gjirit Persik, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton rrezoi te gjitha hipotezat e nje nderhyrjeje ushtarake te SHBA-se ne Iran.

“Shtetet e Bashkuara nuk kane ndermend asnje nderhyrje ushtarake kunder Iranit per shkak te programit te tij berthamor. Eshte e qarte qe nuk duam qe Irani te kthehet ne nje fuqi berthamore, por po shqyrtojme vetem mundesine e sanksioneve shtrenguese”, tha Klinton per televizionin Al Arabiya.

Deklarata e shefes se diplomacise amerikane hodhi poshte ate te zedhenesit te Shtepise se Bardhe, Robert Gibbs i cili vetem 24 ore me pare u shpreh se Uashingtoni nuk perjashton nderhyrjen ushtarake ne Iran.

Top Channel