Fitzgerald: Te shqetesuar per strukturat paralele
18/02/2010 16:10
Komandanti i krahut jugor te NATO-s, admirali Mark Fitzgerald ka deklaruar se Aleanca eshte e shqetesuar per pranine e strukturave paralele ne Kosove.
Gjate nje vizite qe po zhvillon ne Prishtine, Fitzgerald eshte shprehur se strukturat ne fjale perbejne nje kercenim konkret per sigurine e shtetit te ri.
Ai ka paralajmeruar se trupat e KFOR-it do te reagojne nese keto njesi kthehen ne organizata te dhunshme.
Me tej zyrtari i larte ka shprehur mbeshtetjen e Aleances ndaj planit te hartuar nga qeveria kosovare dhe ICO per integrimin e veriut te Kosoves.
Top Channel