Sundimi i rendit dhe ligjit do te jete tema kryesore e vizites se shefes se Politikes se Jashtme te BE, Catherine Ashton ne Kosove.

“Ne Prishtine do te diskutoj per progresin ne vendosjen e rendit dhe ligjit, luften kunder krimit dhe korrupsionit, si dhe qeverisjen e mire”, ka deklaruar Ashton, e cila ndodhet per nje vizite ne Sarajeve.

Nga ky qytet ajo ka theksuar se BE eshte i angazhuar per integrimin e Ballkanit dhe ka shprehur gatishmerine e Brukselit per te ndihmuar Bosnje e Hercegovinen.

“Kam tre mesazhe per Bosnjen. Se pari eshte nje vend me tre komunitete, se dyti e ardhmja e vendit eshte ne BE dhe e treta, ne jemi te gatshem ta ndihmojme”, ka pohuar Ashton.

Top Channel