Zapatero: Brenda vitit dalim nga recesioni
17/02/2010 12:45
Kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero ka deklaruar se vendi i tij do te dale nga recesioni ne gjysmen e pare te vitit 2010.
Te dhenat e publikuara nga instituti lokal i statistikave, INE, kane konfirmuar se Spanja ka regjistruar ne tremujorin e fundit te vitit 2009 nje rritje negative prej 0.1 perqind te GDP-se.
Spanja eshte i vetmi vend i G20-es qe nuk ka dale ende nga recesioni. Taksa e papunesise ne vend eshte 19 perqind, ndersa personat e papune jane 4.4 milione.
Top Channel