Me rastin e dy vjetorit te pavarsise se Kosoves ambasadori amerikan  ka shprehur mbeshtetjen e SHBA, duke iu drejtuar ambasadorit te Kosoves ne Tirane, duke perifrazuar nje deklarate te nje prej presidenteve me te medhenj te Shteteve te Bashkuara, Abraham Linkoln.

“Kur ai tha qe te gjithe njerezit ne nje shtet te krijuar ne liri u perkushtuan ndaj premises qe te gjithe njerezit jane krijuar te barabarte, ai nuk po fliste vetem per Ameriken por edhe per Kosoven. Dhe kur ai tha, “kjo qeverisje popullit, per popullin dhe nepermjet popullit,  nuk do te fshihet kurre nga faqja e dheut ai nuk po fliste vetem per Ameriken, por edhe per Kosoven. Kosova nuk do te shuhet kurre nga faqja e dheut, miqte tuaj do te jene me ju  zoti ambassador”, tha Withers.

Ndersa kryeministri Berisha shprehu gatishmerine e qeverise per te ardhmen europiane te dy vendeve tona.

“Qeveria shqiptare dhe Shqiperia do e bejne cdo perpjekje per te ndihmuar mundesite qe kemi per kontribuar si ne njohje nderkombetare te nje shtetit te ri, pa te cilin paqja ne Ballkan nuk do te arrihej kurre sikunder integrimi dhe e ardhmja jone e perbashket europiane.

Ambasadori i Kosoves Gazmend Pulaj tha se pervec 65 vendeve te cilet kane njohur deri e tani pavaresine e Kosoves, se shpejti ajo do te njihet edhe nga shtete te tjera europiane.

Te pranishem ne pritjen me rastin e dy vjetorit te pavarsise se Kosoves kane qene edhe zyrtare te tjere te larte te qeverise shqiptare, politikane dhe perfaqesues te trupit diplomatik ne Tirane.

Top Channel