
Ne Serbi, dy vjetori i pavaresise se Kosoves eshte pritur pa asnje proteste, ndryshe nga 2008.
Qytetaret jane shprehur indiferente duke treguar se kane te tjera ceshtje per te cilat interesohen.
Pavaresia eshte kujtuar vetem nga politika, e cila ka perseritur retoriken se nuk do ta njohe kurre shtetin e ri.
Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se Serbia do te kerkoje bisedime te reja per statusin e Kosoves, pas vendimit te GJND-se mbi legjitimitetin e pavaresise se saj.
Ndersa Oliver Ivanovic deklaroi serish se Serbia nuk do ta pranoje pavaresine e Kosoves dhe nuk do te lejoje shqiptaret te paraqiten ne delegacione zyrtare ne arenen nderkombetare.
Mediat thone se edhe pas dy vitesh Beogradi dhe Prishtina vazhdojne te kene marredhenie te acaruara me qendrimet e njohura pro dhe kunder.
Top Channel