Kuvendi i Kosoves po zhvillon nje seance simbolike me rastin e dy vjetorit te shpalljes se pavaresise. Presidenti Fatmir Sejdiu ne fjalen e tij tha se pavaresia ka qene kurorezimi i nje sere perpjekjesh dhe sakrificash.

“Pavaresia e Kosoves eshte rezultat i punes dhe sakrifices se madhe te qytetareve dhe faktorit nderkombetar”, ka pohuar Sejdiu.

Ndersa kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka theksuar se pavaresia tashme eshte nje pune e kryer dhe nuk ka kthim pas.

“Ne dy vjet pavaresi Kosova eshte bere faktor i paqes dhe stabilitetit ne rajon dhe me gjere”, ka nenvizuar Krasniqi.

Ndersa kryeministri Thaci u shpreh se, “sot Kosova po shenon nje dite te rrenjosur thelle ne mendjet tona”.

Top Channel