
Ish-kandidatja republikane per zevendespresidencen amerikane dhe ish guvernatorja e Alaskes, Sarah Palin eshte shprehur e indinjuar per serialin e animuar Family Guy (i njohur ndryshe si Griffin).
Sipas saj, seriali tallet me djalin e saj Trig, prej me pak se dy vitesh, i prekur nga sindroma down.
Familja Palin i ka cilesuar krijuesit e spektaklit “mendjelehte te pashpirte” pas episodit te se dieles se shkuar nje personazh femeror me sindromen down ka deklaruar se ishte vajza e nje shitesi, duke shtuar se “mamaja ime eshte ish guvernatorja e Alaskes”.
Palin, kohet e fundit ka hyre mes komentuesve te televizionit ultrarepublikan “Fox News”, me pronar Rupert Murdoch, dhe ka shkruar nje post ne FB duke theksuar se spektakli ka qene nje zhgenjim dhe “nje goditje tjeter ne stomak”.
Top Channel