Pakistani konfirmon arrestimin e Baradar
17/02/2010 13:20
Autoritetet pakistaneze kane konfirmuar se militanti taleban i arrestuar pak dite me pare eshte nje nga lideret kryesore te rrjetit guerrilas.
Nje zedhenes ushtarak ka deklaruar se vonesa ne konfirmimin e lajmit ka ardhur per shkak te procedurave te detajuara te identifikimit.
Agjentet amerikane dhe ata pakistaneze arrestuan Mullah Abdul Ghani Baradar ne qytetin e Karacit, me 8 shkurt.
Por nje zedhenes i talebaneve deklaroi se Baradar, qe konsiderohet numri dy i rebeleve, ishte i lire dhe ndodhej ne Afganistan.
Por ministri i Jashtem pakistanez ka deklaruar se kreu i rebeleve ndodhet ne pranga dhe po merret ne pyetje. Ai e ka cilesuar ate si nje arrestim te rendesishem, por nuk ka dhene detaje mbi te.
Top Channel