
Marinsat amerikane qe po luftojne kunder talebaneve ne jug te Afganistanit kane kerkuar ndihmen e helikoptereve luftarake, ne diten e peste te ofensives masive.
Marinsat, te cilet po tentojne te marrin nen kontroll zonen e Marxhahut, e konsideruar si fortese e rebeleve, jane perballur me arme te renda zjarri te perdorura nga keta te fundit.
Rreth 15 mije trupa po marrin pjese ne operacionin e perbashket te NATO-s dhe forcave afgane.
Ne veri, trupat britanike kane zbuluar nje depo te fshehte ne te cilin ishin fshehur uniforma te ushtrise dhe policise afgane.
Zbulimi ne fjale ka shtyre trupat zyrtare te mendojne se talebanet po planifikonin sulme, te maskuar si agjente te forcave te sigurise.
Gjithashtu, si trupat amerikane ashtu edhe ato britanike kane hasur nje sere veshtiresish per shkak te bombave artizanale.
Top Channel