Obama emeron ambasadorin ne Siri

17/02/2010 09:55

Presidenti amerikan Barack Obama ka emeruar zyrtarisht diplomatin e karieres Robert Ford si ambasadorin e pare amerikan ne Siri, pas pese vjetesh marredheniesh te ngrira.

Shtetet e Bashkuara nuk kane pasur ambasador ne Siri qe kur Damasku u implikua ne vrasjen e ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri.

Lajmi per emerimin e ambasadorit eshte bere i ditur nga Shtepia e Bardhe, pas vizites se kryer se fundmi ne Siri nga zyrtari i larte i Departamentit te Shtetit, William Burns.

Analistet shprehen se Shtetet e Bashkuara duan te rihapin dialogun me Sirine, si pjese e planit per nxitjen e paqes ne Lindjen e Mesme.

Zoti Burns ka ne plan te takohet me presidentin e Sirise Bashar al Assad, ne Damask, si pjese e nje turi te tij rajonal.

Top Channel