Ne kete dy vjetor Shterpca per Kosoven eshte bere si pushtimi i Trojes. Asnje nuk e kishte imagjinuar disa vjet me pare se ne kete komune mes Ferizajt dhe Prizrenit, serbet do te dilnin ne zgjedhjet lokale ne numer te madh.

Por tani atyre jo vetem qe eshte komuna si institucion i Kosoves, por vete kryetari Bratislav Nikoloc, eshte serb.

Ai njihet si politikani i pare qe deboi nga objekti kreun e meparshem serb te komunes.

Dikur objekti i komunes se Shterpces ka qene gjysme Serbi dhe gjysme Kosove.

Nje mur ishte i vetmi qe ndante kryetarin e strukturave paralele serbe dhe te vete institucioneve legjitime te Kosoves.

Ndaj Shterpca mund te quhet nje nga ngjarjet e suksesit per Kosoven shtet.

“Nen kete qeverisje kemi bere ate qe institucionet e Kosoves nuk kane mundur ta bejne per dhjete vjet. Mund te them se per kete kam marre mbeshtetjen e votuesve te mi qe ma besuan kete post“, shprehet Nikoloc.

Por ky veprim kaq i guximshem nuk ishte i lehte per politikanin serb.

“Probleme kemi pothuajse cdo dite, ne nje fare menyre ne jemi te vezhguar thuajse ne cdo hap, mirepo deri tani nuk kam hasur ne nje problem te drejtperdrejte. Jam i gatshem te perballoj pasojat pasi jam edhe i zgjedhuri i qytetareve te mi”, thekson Nikolic.

Top Channel