17 Shkurti shenon dyvjetorin e pavaresise se Kosoves dhe kjo dite e rendesishme po festohet ne gjithe vendin.

Aktivitetet kryesore jane perqendruar ne kryeqytetin e shtetit me te ri, Prishtinen. Fillimisht eshte mbajtur mbledhja solemne e Asamblese Komunale te femijeve te Prishtines.

Sheshet kryesore jane mbushur me flamuj te Kosoves, Shqiperise dhe te kombeve qe e kane njohur pavaresine.

Ne Prishtine kane shkuar edhe qytetare nga Fieri e Vlora, te cilet jane te lumtur qe po festojne Diten e Pavaresise .

Programi qendror festiv fillon ne oren 20:00, ne skenen e vendosur para Hotel “Iliria”, ku do te performojne soliste dhe grupet te ndryshme te muzikes popullore dhe argetuese.

 

Top Channel