Urimeve per dy vjetorin e pavaresise se Kosoves u jane bashkuar sot edhe presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov dhe shoqata e parti te ndryshme nga Maqedonia.

Ne nje mesazh derguar homologut kosovar Fatmir Sejdiu, Ivanov eshte shprehur i gatshem per te perforcuar bashkepunimin mes vendit te tij dhe shtetit te ri.

Edhe partite shqiptare, si ato ne pushtet dhe ato ne opozite, kane uruar institucionet e Kosoves per diten e pavaresise, ndersa shoqata te ndryshme kane zhvilluar aktivitete te ndryshme.

Top Channel