Dy vjet pas pavaresise, Kosova po kalon veshtiresi te medha ekonomike. Papunesia eshte 45 perqind ndersa investimet e huaja pothuajse te paperfillshme.

Kjo situate ka krijuar tensione sociale te cilat kete muaj jane perkthyer ne greva te vazhdueshme nga ana e punonjesve te sektorit publik.

Greva ka patur nga punonjesit e policise, te jurisprudences, te burgjeve duke treguar se kosovareve po i humbet durimi dhe kerkojne me shume mireqenie.

Te gjitha sindikatat flasin me nje ze dhe punonjesit kerkojne nje jete me te sigurt.

Ne Kosove nuk ka fronte te reja pune, por ajo qe duket edhe me shqetesuese, sipas analisteve eshte fakti qe qeveria nuk ka nje plan te qarte, strategji te mirefillte per rrugen qe do te ndjeke vendi.

 

Top Channel