Netanyahu: Sanksione paralizuese ndaj Iranit
16/02/2010 16:55
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka kerkuar Moskes “sanksione paralizuese” ne fushen energjitike ndaj Iranit per programin e vete berthamor.
Ai thekson se keto sanksione duhet te synojne ne “fundin e importimit te naftes se rafinuar, kryesisht benzines, dhe te eksportimeve te naftes iraniane duke qene se ekonomia dhe bilanci i vendit varet nga keto dy zera”.
Natanyahu thote i bindur se “nese do duam te aplikojme sanksione, ato duhet te jene te ashpra dhe duhet te vendosen tani”.
Top Channel