Irani i kunderpergjigjet Hillary Clinton

16/02/2010 12:40

Irani i eshte pergjigjur sekretares amerikane te Shtetit, Hillary Clinton pas deklarates se kesaj te fundit se vendi po kthehet ne nje diktature ushtarake.

Ministri i Jashtem iranian Manouchehr Mottaki e ka cilesuar deklaraten si “mashtrimin e ri” te Shteteve te Bashkuara.

“Amerika ka rene vete ne kurthin e nje diktature ushtarake, qe shkakton tensione ne rajonin tone”, ka deklaruar Mottaki.

Shefi i diplomacise iraniane ka theksuar se Amerika mban nje qendrim te gabuar ndaj Lindjes se Mesme dhe eshte nje vazhdim i politikes se vjeter dhe te gabuar.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton tha se qeveria e Teheranit po zevendesohet nga trupat e Gardes Revolucionare iraniane.

Top Channel