Ahmadinejad: Pergjigje te ashper ndaj sanksioneve
16/02/2010 14:30
Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad ka paralajmeruar Perendimin se pergjigjia e Teheranit ndaj sanksioneve do te jete shume e ashper.
“Pergjigjia e Iranit ndaj sanksioneve nderkombetare do te jete aq e forte, sa do t’i beje ata te pendohen”, ka deklaruar Ahmadinejad.
Duke folur ne nje konference per shtyp, kreu i shtetit iranian ka dhene garancine e tij se sanksionet nuk do ta ndalin procesin e pasurimit te uraniumit.
Nje pergjigje te ashper ndaj Perendimit dha sot edhe ministri i Jashtem iranian Manouchehr Mottaki, i cili replikoi me Hillary Clinton duke deklaruar se SHBA kane rene ne kurthin e nje diktature ushtarake.
Top Channel